Konfirmohet largimi i Redknapp

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Periudha katërvjeçare e sukseseve të Harry Redknapp te Tottenhami ka përfunduar sot, me klubin që ka shkarkuar njeriun që e morri skuadrën nga fundi i tabelës dhe e çoi atë në garën më të madhe evropiane.
Redknapp, i cili fuqishëm u lidh me detyrën e menaxherit të Anglisë para se Federata Angleze e Fubtollit të caktojë Roy Hodgson muajin e kaluar, kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe së fundi shpresoi ta rinovojë atë.

Por pas një sezoni jo të qëndrueshëm kur Spurs për pak humbën vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve, dhe pas problemeve të Redknapp me taksat e papaguara, presidenti i klubit Daniel Levy ka vendosur ta shkarkojë atë nga detyra e menaxherit.

“Ky nuk është vendim i bordit dhe e kam marrë këtë me qetësi. Harry erdhi në klub në kohën kur përvoja dhe qasja e tij ishte saktësisht ajo çfarë ne kishim nevojë”.

“Ky vendim në asnjë mënyrë nuk minimizon punën e shkëlqyeshme që Harry ka bërë gjatë kohës së tij me klubin dhe unë duhet ta falënderoj atë për arritjet dhe kontributin e tij”, ka thënë Levy në një deklaratë të shkurtër në faqen zyrtare të klubit në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...