Kuyt vesh fanellën e Fenerbahces
Klubi turk, Fenerbahce, ka njoftuar se e ka kompletuar transferimin e sulmuesit Dirk Kuyt nga Liverpooli.
Në një komunikatë për shtyp thuhet se holandezi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin nga Stambolli.
“Fenerbahce është një klub i shkëlqyer për vazhdimin e karrierës sime. Ata për pak sa nuk e fituan titullin e ligës këtë sezon. Megjithatë, u kualifikuan në Ligën e Kampionëve”.
“Më duhet një sfidë e re pas gjashtë vitesh te Liverpooli. Kjo nuk ka të bëjë me klubin apo tifozët. Ata do ta kenë gjithmonë një vend në zemrën time”, ka deklaruar 31-vjeçari.
Category: Futboll
0 Komente