Lahm: Të mos i përsëritim gabimet

dardanmiftari | Saturday, June 23, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm, mendon se kombëtarja e tij mund të luajë shumë më mirë sesa që luajti ndaj Greqisë.

‘Die Mannschaft’ siguruan gjysmëfinalen e Euro 2012 pas triumfit prej 4-2 ndaj helenëve, por mbrojtësi i Bayern Munichut kërkon përmirësime për kundërshtarin e ardhshëm, Anglinë ose Italinë.

“Ia vështirësuam vetes punët pa nevojë. Patëm shumë shanse kundër një skuadre që bënte lojë defensive që nga fillimi. Nuk shënuam dhe kjo i vështirësoi gjërat”.

“Dhe kur më në fund e shënuam golin, nuk patëm kujdes dhe pranuam (gol). Bëmë shumë gabime dhe duhet t’i rregullojmë këto”, ka thënë Lahm për ZDF.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...