Lojtari i Betisit humb luftën me kancerin

dardanmiftari | Monday, June 25, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Betisit, Miki Roque, ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare pasi humbi luftën me kancerin.

Mediat spanjolle e kanë konfirmuar vdekjen e futbollistit, i cili u diagnostikua me kancer në vitin 2011 pas një kontrolli rutinë të shpinës.

Në maj të vitit të kaluar, Roque iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike për ta larguar kancerin, por siç duket suksesi ka qenë vetëm i përkohshëm.

Gjatë viteve 2005-2009, mbrojtësi spanjoll ishte lojtar i Liverpoolit, mirëpo ka bërë vetëm një paraqitje zyrtare për Redsat edhe atë në Ligën e Kampionëve në vitin 2006.

Pas largimit nga ‘Të Kuqtë’ iu bashkua Betisit, ku regjistroi 14 paraqitje në sezonin 2010/2011 para se të detyrohej ta braktiste futbollin pas diagnostikimit me kancer.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...