Low: Portugalia, një prej më të mirave

dardanmiftari | Thursday, June 07, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, mendon se Portugalia është një prej skuadrave me teknikën më të mirë në botë, teksa strategu gjerman mezi pret sfidën e të shtunës.

“Për mua, Portugalia është një prej skuadrave më teknike në botë. Pepe dhe Bruno Alves kanë përvojën me kombëtaret dhe kjo është arsyeja pse duhet të them se ky është ekip më ndryshe nga ai i vitit 2008”.

“Unë pres ndeshje të hapur. Të dyja ekipet kërkojnë fitoren. Ne nuk do të spekulojmë, pasi e dimë se Portugalia është e fortë, sidomos në aspektin teknik. Cristiano Ronaldo është i mirë në thellësi të zonës dhe kështu duhet t’i mbyllim hapësirat”.

“Por, nuk do të lejojmë nga dy lojtarë në një lojtar portugez, pasi kështu ka hapësira për të tjerët”, është shprehur Low.

Gjermania dhe Portugalia takohen të shtunën në mbrëmje në ndeshjen e parë të Grupit B.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...