Maldini: Shitja e Silvas shenjë dobësie

Unknown | Wednesday, June 13, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, është i tronditur nga shitja e menjëhershme e Thiago Silvas te Paris Saint-Germain.
Mbrojtësi brazilian pritet t’i bashkohet klubit të pasur francez për një marrëveshje që kap vlerën e 50 milionë eurove, që ka nxitur reagime nga shumë lojtarë dhe ish-lojtarë të Milanit.

“Shitja e Thiago Silvas është shenjë dobësie”, ka thënë Maldini, i cili po ashtu ka mohuar se ai ka gisht në marrëveshje.

“Kurrë nuk jam përpjekur ta bind atë të shkojë te PSG”, ka deklaruar legjenda Rossonere.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...