Mandzukic arrin marrëveshje me Bayernin?
Bayern Munichu është pranë transferimit të sulmuesit të Wolfsburgut, Mario Mandzukic, pasi bavarezët janë në kërkim të një lojtari në fazën ofensive.
Klubi gjerman është lidhur me transferimin e Edin Dzekos nga Manchester City, mirëpo duket se negociatat kanë ngecur pasi klubi anglez kërkon 30 milionë euro për boshnjakun.
Kjo ka bërë që Bayerni të orientohet kah Mandzukic, i cili luajti mirë në fazën grupore të Euro 2012 për Kroacinë duke shënuar tre gola.
Sipas Kicker dhe Bild, 26-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje personale me bavarezët dhe dy klubet janë duke negociuar çmimin që lëviz nga 12 deri në 15 milionë euro.
Category: Futboll
0 Komente