Maxi Lopez ëndërron Juven

Unknown | Monday, June 11, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Catanias, Maxi Lopez, ka thënë se ëndërron që ta veshë fanellën e Juventusit.
Argjentinasi e kaloi gjysmën e sezonit të kaluar te Milani, ndërsa Rossonerët nuk vendosën që ta mbanin atë.

“Nëse Milani nuk mendon më për mua, ëndrra ime është Juve. Është një tjetër klub i madh, një nga më të mëdhenjtë”.

“Ata do të jenë në Ligën e Kampionëve. Ata sapo e kanë fituar Kampionatin para nesh. Nuk do ta kisha problem të transferohesha nga Milani te Juve”, ka thënë Lopez për Tuttosport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...