Messi: Reali dhe Chelsea luajnë keq

dardanmiftari | Sunday, June 24, 2012 | 0 Komente

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ashpër ka kritikuar mënyrën e lojës së Real Madridit dhe Chelseat, duke thënë se këto dy ekipe nuk luajnë për t’i kënaqur adhuruesit e tyre, por për të fituar pa marrë parasysh mënyrën.

“Futbolli është lojë. Unë po tentoj që të kënaqem në fushë dhe gjithmonë të luaj. Ja pse luaj futboll. Ditën që nuk do të kem kënaqësi, do të pensionohem...unë kurrë nuk dua ta humbas këtë kënaqësi, këtë pasion”.

“Sot, ekipet luajnë në mënyrë më statike, më shumë për rezultatin final se sa për të bërë futboll të mirë. Për ata (Chelsean, Realin), është më me rëndësi që të fitojnë se sa të luajnë mirë. Ne kemi nevojë për lojtarë me pasion dhe kjo që po them është për të mirën e futbollit”, ka deklaruar Messi për Times.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...