Metzelder: Van der Vaart i përshtatet Schalkes

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

Christoph Metzelder ka porositur Schalken të transferojë mesfushorin e Tottenhamit, Rafael van der Vaart, derisa klubi gjerman është duke kërkuar një lojtar të profilit të lartë pas largimit të Raul.

Legjenda e Real Madridit pati dy vite të suksesshme në Veltins Arena, para se të largohet për në klubin nga Katari, Al Sadd, këtë verë, për të lënë një zbrazëtirë në sulmin e skuadrës.

“Pas largimit të Rau, Van der Vaart sigurisht se do të ishte zëvendësim i klasit. Por mendoj se ne më shumë duhet të mbështetemi në zgjidhje të brendshme. Julian Draxler është një prej kandidatëve, mendoj”, ka thënë Metzelder për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...