“Mirë që Robben dështoi në finale të LK-së”

dardanmiftari | Sunday, June 24, 2012 | 0 Komente

Një anëtar i kombëtares holandeze ka pohuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij kanë qenë shumë të lumtur kur mësuan se Arjen Robben humbi penaltinë vendimtare në finalen e Ligës së Kampionëve.

Burimi anonim ka deklaruar për Telegraaf se ata kanë menduar se Robben do të jetë më i angazhuar me ekipin që të kenë sukses në Euro 2012.

“Paramendoni se si do të kishte ardhur ai në kombëtare po që se do ta shënonte atë penalti. Ai do të kishte qenë më arrogant dhe kurrë nuk do t’ua pasonte topin bashkëlojtarëve”, ka theksuar ky burim për De Telegraaf.

Arjen Robben njihet si lojtar shumë egoist, gjë që i kushtoi atij humbjen në finalen e Botërorit ku lëshoi dy-tri mundësi të pastra shënimi përderisa kishte lojtarë tjerë në pozitë të sigurtë shënimi dhe ky imazh u përsërit edhe në finalen e Ligës së Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...