Moratti: Mos e nënvlerësoni Hodgsonin
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka paralajmëruar kombëtaren Azzure që të mos nënvlerësojë aftësitë e Roy Hodgson, pasi shumë thonë se largimi i Capellos është plus i madh për Italinë.
“Në televizionet italiane mendojnë se Anglia do të kishte qenë më e rrezikshme me trajner Capellon”.
“Më lejoni t’iu them se e admiroj Capellon. Por, nuk mendoj se Anglia ka ndonjë problem me Hodgsonin. Ata kanë shtatë pikë nga grupi i tyre, njëjtë si Spanja - vetëm Gjermania mori më shumë pikë”, është shprehur Moratti për ish-trajnerin e Interit.
Category: Futboll
0 Komente