Mueller dhe shtatë milionë euro për Dzekon
Klubi gjerman Bayern Munich është i gatshëm që ta ofrojë Thomas Muellerin dhe shtatë milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, Edin Dzeko.
Kampioni i Anglisë është duke i shqyrtuar ofertat për sulmuesin boshnjak, të cilin para 18 muajsh e transferoi nga Wolfsburgu për 30 milionë euro.
Mes klubeve të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit është edhe Bayerni.
Mediat gjermane raportojnë se 22-vjeçari Mueller mund të largohet nga Allianz Arena gjatë këtij afati kalimtar, prandaj ai mund të përfshihet si pjesë e marrëveshjes së bavarezëve për transferimin e Dzekos.
Category: Futboll
0 Komente