Nadal në gjysmëfinale të French Open
Nicolas Almagro ishte rivali më i rrezikshëm i bashkëkombësit të tij Rafael Nadal në edicionin e sivjetmë në Roland Garros, mirëpo nuk arriti të fitojë asnjë set në përballjen çerekfinale.
Gjashtëherë fituesi i French Open dhe mbrojtësi i titullit, Nadal, u kualifikua në gjysmëfinale të kësaj gare pas triumfit prej 3-0 në sete (7-6, 6-2, 6-3), në sfidën ndaj Almagros që zgjati dy orë e 45 minuta.
Në gjysmëfinale, tenisti spanjoll do të luajë me fituesin e duelit David Ferrer - Andy Murray.
Vlen të përmendet se Nadal kualifikohet në gjysmëfinale të French Open me asnjë set të humbur deri më tani.
Category: Tenis
0 Komente