Nene: PSG do të jetë si Reali dhe Barca

dardanmiftari | Saturday, June 02, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Nene, është i bindur se skuadra e Carlo Ancelottit do të jetë në një nivel me superfuqitë si Barcelona, Real Madridi dhe Bayerni i Munichut, kur klubi francez t’i ketë përballë gjigantët në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Këtë vit kemi bërë shumë transferime dhe Leonardo nuk do të ndalet këtu. Ai dëshiron të sjellë edhe më shumë lojtarë”.

“Mendoj se ekipi do të jetë shumë i fortë. Ne do të jemi në gjendje që të luftojmë në mënyrë të barabartë me Barcelonën, Real Madridin dhe Bayernin e Munichut”, ka thënë Nene.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...