Nuk ka yll të tretë për Juventusin

dardanmiftari | Friday, June 08, 2012 | 0 Komente

Juvenetusi ka vendosur që të mos e vë yllin e tretë në fanellat për sezonin e ri. Por, në vend të kësaj, Bianconerët do të vënë nën logon e klubit moton: ’30 tituj të fituar në fushë’.

Bianconerët ngritën titullin e 28-të në histori të klubit muaj më parë dhe kanë nervozuar rivalët e përbetuar, Interin dhe Milanin, duke paralajmëruar një yll të tretë në fanellë për shkak se gjithë hierarkia e klubit juventin mendon se Juventusi ka fituar 30 tituj.

“Fanella e re e Juventusit nuk do të ketë yllin e tretë. Në vend të kësaj, nën logon e klubit do të jenë fjalët: 30 të fituar në fushë. Fanella jonë përfaqëson Juventusin dhe njerëzit e tyre. Vetëm klubi së bashku me fansat mund të definojnë identitetin tonë”, ka theksuar drejtori komercial, Francesco Calvo.

Juventusi është vetëm ekipi i tretë në histori që e kalon një sezon të tërë në Serie A pa pësuar asnjë humbje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...