Pandev nënshkruan për Napolin
Sulmuesi maqedonas, Goran Pandev, ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Napolin – thuhet në një komunikatë për media të këtij klubi.
28-vjeçari kaloi sezonin 2011/2012 në formë huazimi te napolitanët, ndërsa ata kanë vendosur që ta blejnë nga Interi dhe ta mbajnë në Stadio San Paolo deri në vitin 2015, ndërsa e kanë opsionin për t’ia vazhduar kontratën edhe për një tjetër vit.
Mundësia e largimit të ndonjërit apo të dy sulmuesve kryesorë, Edinson Cavani dhe Ezequiel Lavezzi, ka bërë që Napoli të sigurojë shërbimet e Pandevit.
Category: Futboll
0 Komente