Pedro: Tito na kthen në maje
Sulmuesi i Barcelonës, Pedro, shpreson që trajneri i ri Tito Vilanova do ta dërgojë përsëri ekipin në maje të sukseseve.
“Tito Vilanova do të jetë trajner i mirë. Ai ka nja filozofi që është mjaft sulmuese, ai dëshiron që futbolli jonë të kënaqë njerëzit. Ai është njeri i mrekullueshëm”.
“Është e vërtetë që ai do të duhet të zhvillohet, por ai është mësuar në organizimin e stërvitjeve, pasi ishte asistent i Guardiolës. Për mendimin tim ai është njeriu i duhur për ta kthyer skuadrën aty ku e ka vendin. Ai ka karakter të fortë dhe ai e ka cilësinë për të pasur sukses”, ka thënë Pedro.
Category: Futboll
0 Komente