Pique: S’kam probleme me Guardiolën

dardanmiftari | Saturday, June 09, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka mohuar se ka probleme me Pep Guardiolën, pas largimit të këtij të fundit nga Camp Nou.

Guardiola është larguar pas përfundimit të sezonit dhe pasi besohet se marrëdhëniet e tij me Piquen kanë qenë të këqija, shumë kanë menduar se kjo ka ndikuar në mos aktivizimin në ndeshje të shumta. Por, këto telashe i mohon spanjolli.

“Ishte thënë se nuk kam shkuar mirë me Guardiolën këtë sezon, por kurrë nuk ka qenë kështu”, ka theksuar Pique.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...