Prandelli: Ishte paraqitje e jashtëzakonshme
Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, thotë se lojtarët e tij bënë një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale të Euro 2012, edhe pse humbën disa raste të pastra shënimi.
“Në 15 minutat e fundit ne kemi humbur dy shanse për ta çuar rezultatin në 3-0 dhe pastaj lojtarët nuk kishin zgjidhje tjetër pos të mbrohen, por mbi të gjitha ishte një paraqitje e jashtëzakonshme”.
“Ne arritëm atë çfarë deshëm dhe menduam se mund t’u shkaktojmë probleme gjermanëve, duke luajtur në mesfushë me Riccardo Montolive dhe mbi të gjitha një-në-një me Antonio Cassanon”, ka thënë Prandelli.
Italia në finalen e të dielës do të takohet me Spanjën, me të cilën barazoi në fazën e grupeve.
Category: Euro 2012
0 Komente