Prandelli: Ndeshja ndaj Kroacisë, vendimtare

Unknown | Tuesday, June 12, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, beson se skuadra e tij duhet patjetër ta fitojë ndeshjen e të enjtes në Euro 2012 ndaj Kroacisë.
Azzurrët e filluan garën me barazim 1-1 ndaj Spanjës, dhe do të kërkojnë të fitojnë ndaj ballkanasve të cilët mbajnë kreun grupit C pas fitores 3-1 ndaj Republikës së Irlandës.

“Ne nuk i kemi zgjidhur problemet, ne vetëm kemi nxjerrë në fushë një ekip që mund të luftojë për çdo top. Kjo ndeshje do të vendoset nga detajet, por po ashtu edhe nga gjendja mentale dhe fizike e lojtarëve”.

“Ne kemi dy ditë të përgatitemi për këtë ndeshje, që besoj se do të jetë vendimtare në grup. Plani im nuk është të bëj shumë ndryshime, por të vazhdoj me të njëjtin plan. Por fillimisht do të më duhet një raport i plotë mbi gjendjen fizike të çdo lojtari”, ka thënë Prandelli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...