Prandelli nuk do ta ndryshojë sistemin për Irlandën

Unknown | Friday, June 15, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, nuk do ta ndryshojë sistemin e lojës për ndeshjen e fundit të fazës grupore kundër Irlandës.
“Daniele De Rossi pati detyra të tjera krahasuar me ndeshjen kundër Spanjës. Ai i dha ekipit një dorë të fuqishme në krijimin e lëvizjeve”.

“Sa u takon sulmuesve, ne zgjodhëm të luajmë me lojtarë ritmik që nga kjo fazë. Problemi nuk është mungesa e gjatësisë trupore, por sulmi ndaj vijës mbrojtëse të kundërshtarëve tonë”.

“Nuk e di nëse do të ndryshoj diçka, e gjitha varet nga niveli i fitnesit. Nesër do të vlerësoj situatën e secilit dhe nëse ka nevojë do të ketë ndryshime, por vetëm në aspekt personal dhe jo të sistemit”, ka thënë Prandelli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...