“Raul do ishte trajner i madh”
Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Fernando Hierro, ka pohuar se legjenda spanjolle, Raul, do të ishte trajner i shkëlqyer kur ai do të pensionohej nga futbolli.
Hierro e njeh mirë Raulin, pasi ka luajtur nëntë sezone përkrah tij te Real Madridi.
“Raul do të bëhet trajner i madh. Ajo ka qenë në lëkurën e tij që në moshën 20 vjeçare. Atij i pëlqen të flasë, të drejtojë, të planifikojë. I jepni pak kohë dhe disa vite pushim, që të marrë kualifikimet e duhura dhe më pas do të shihni”, ka theksuar Hierro.
Category: Futboll
0 Komente