Redknapp: E bëra Tottenhamin të qeshë sërish
Trajneri i larguar i Tottenhamit, Harry Redknapp thotë se ai ka bërë një punë fantastike dhe se e ka kthyer buzëqeshjen në klub.
“Kur eca në fushën e Tottenhamit për të parën herë katër vite më parë, njerëzit kishin frikë nga hijet e tyre”.
“Unë e bëra këtë klub të qeshë sërish. Ky u bë një vend kënaqësie për të punuar. Ai u transformua në çdo respekt”.
“Nëse klubi dëshiron të shkojë në drejtim tjetër tash, kjo u takon atyre. Por nëse e shikoj veten, kam bërë një punë fantastike”, ka shkruar Redknapp për The Sun.
Category: Futboll
0 Komente