Roma nuk do ta transferojë Rossin
Menaxhmenti i Romës ka përgënjeshtruar raportet në media se Giallorossët dëshirojnë ta transferojnë sulmuesin e Villarrealit, Giuseppe Rossi.
“Të jem i sinqertë, po flasim për diçka që nuk ka kuptim. Fatkeqësisht, ai ka pësuar një lëndim që do ta mbajë jashtë fushe për një kohë të gjatë dhe do të ketë nevojë për operacion”.
“Në rastin më të mirë, ai mund t’i kthehet aksionit në mars. Kështu që, çfarë përfitimi do të kishim nga në një transferim i tillë”.
“Kemi qenë të interesuar për të para se të lëndohej, mirëpo gjithçka duhet të shqyrtohet tash. Nuk mund të themi se atë e kemi shënjestër”, ka deklaruar drejtori gjeneral, Franco Baldini, për Sky Sport Italia.
Category: Futboll
0 Komente