Ronaldo: Madje edhe Messin e kritikojnë

dardanmiftari | Sunday, June 24, 2012 | 0 Komente

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se nuk shqetësohet për kritikat e vazhdueshme dhe presionin që të luajë mirë për kombëtaren e tij.

Anësori portugez u kritikua për paraqitjet ndaj Gjermanisë dhe Danimarkës në Euro 2012, mirëpo ai u kundërpërgjigj duke e dërguar Portugalinë në çerekfinale (pasi shënoi dy herë ndaj Holandës) dhe në gjysmëfinale (pasi e mposhti me një gol Republikën Çeke).

“Madje edhe Messi kritikohet. Nuk mund t’i kënaqësh të gjithë. Por unë nuk zemërohem e as nuk frustrohem nga to”.

“Sa më yll i madh që bëhesh, presioni është gjithnjë e më i madh që të performosh në një nivel në mënyrë që t’i heqësh njerëzit nga qafa”.

“Unë nuk kam një agjendë se kur do t’i qetësoj kritikët. Thjesht dal dhe luaj më së miri që mundem”, u ka thënë CR7 gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...