Samuel: Interi nuk është harxhuar
Walter Samuel thotë se Interi nuk është harxhuar ende dhe se këtë do ta dëshmojë në sezonin 2012/2013.
Zikaltrit zhvilluan një sezon zhgënjyes pa asnjë trofe dhe duke zënë vendin e gjashtë në tabelën e Serie A, ndërsa argjentinasi shpreson në triumf në sezonin e ri.
“Duam të dëshmojmë se nuk jemi harxhuar ende. Fitorja është në ADN-në tonë dhe ne duam t’u kthehemi fitoreve në sezonin e ardhshëm”.
“Triumfi në Europa League është një nga objektivat tona kryesore. Mund të luajmë sërish për Superkupën e Evropës nëse e fitojmë këtë garë, është trofeu i vetëm që nuk e fituam në triumfin tonë të trefishtë”, ka thënë 34-vjeçari për La Gazzetta dello Sport.
Category: Futboll
0 Komente