Seedorf konfirmon largimin nga Milani

dardanmiftari | Thursday, June 21, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, ka konfirmuar se pas një dekade qëndrimi në San Siro, ai ka vendosur të largohet.

36 vjeçari kishte një rol jo dhe aq të madh në ekipin e sezonit të kaluar dhe kështu ai kërkon një klub të ri, për të vazhduar karrierën e tij.

“Unë largohem nga Milani pas dhjetë viteve fantastike. Erdha këtu në një moment krucial në karrierën time dhe pasi mendova gjatë. Tani do të bëj njëjtë. Unë do të duhet të vlerësoj opsionet dhe të shikoj një projekt të mirë. Jam i lumtur me mënyrën se si i përjetova gjërat te Milani”, ka thënë Seedorf, duke falënderuar të gjithë Rossonerët për përkrahjen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...