Sneijder parashikon finalen, Spanjë – Holandë

dardanmiftari | Friday, June 01, 2012 | 0 Komente

Wesley Sneijder mendon se Spanja është rivali më i madh i Holandës për titullin e kampionit të Evropës.

Mesfushori i Interit pret që kampioni në fuqi dhe vendi i tij të luftojnë për të fituar trofeun e Euro 2012 që fillon javën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë.

Spanja mposhti Holandën me rezultat 1-0 në kohën shtesë në finalen e Kupës Botërore 2010, dhe Sneijder mendon se ata edhe një herë mund të jetë skuadra që duhet mposhtur, pasi kanë ekipin më të mirë në garë.

“Nuk ka pasur shumë ndryshime në skuadrën e Spanjës. Të gjithë lojtarët e tyre janë nga 25, 26 vjeç. Mendoj se ata kanë ekipin më të mirë dhe do të arrijnë deri në finale, dhe atje do të arrijmë edhe ne”, ka thënë Sneijder.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...