Telashe te Portugalia, përleshen Quaresma dhe Lopez

dardanmiftari | Saturday, June 23, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Portugalisë, Miguel Lopez dhe sulmuesi Ricardo Quaresma, janë përleshur gjatë seancës stërvitore të së shtunës.

Incidenti ndodhi gjatë fundit të stërvitjes, kur mbrojtësi i Bragas shkoi ashpër në anësorin e Besiktasit, e që nuk u prit mirë nga Quaresma dhe më pas e goditi qëllimisht Lopezin. Dy lojtarët pas fjalëve filluan edhe të perleshen, por më pas trajneri Paulo Bento dhe mbrojtësi Ricardo Costa ishin me kohë në vendin e ngjarjes për t’i ndarë.

Portugalia u kualifikua në gjysmëfinale të Euro 2012 pas fitores prej 1-0 ndaj Çekisë dhe do të takohet me fituesin e duelit Spanjë-Francë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...