Trezeguet kthen në elitë River Platen

dardanmiftari | Sunday, June 24, 2012 | 0 Komente

Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, shënoi dy herë në pjesën e dytë për të ndezur tifozët e gjigantit River Plate, që pas rënies nga elita e futbollit argjentinas, do të rikthehet në të vetëm pas një viti pritje.

Trezeguet shënoi 13 gola gjatë sezonit të kaluar për River Platen dhe ka arritur të jetë krucial për klubin argjentinas dhe në tenetimet e tij për t’u rikthyer në majen e futbollit argjentinas.

Sulmuesi francez konsiderohet si një prej sulmuesve më të mirë në histori të kombëtares franceze dhe edhe përkundër moshës së tij, ai ishte në formë më të mirë se sa të rinjt e kombëtares franceze, të cilët siç dihet dështuan ndaj Spanjës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...