United transferon 18-vjeçarin Nick Powell

Unknown | Wednesday, June 13, 2012 | 0 Komente

Manchester Unitedi ka konfirmuar nënshkrimin e Nick Powell nga Crewe Alexandra.
Me anë të një komunikate për media, Djajtë e Kuq kanë bërë të ditur se mesfushori premtues i ka kaluar ekzaminimet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

“E kemi vërejtur Nickun qe disa muaj. Ai është një talent i jashtëzakonshëm dhe është shkolluar mirë te Crewe”.

“Jam i kënaqur që ai ka vendosur të vijë te United. Ai ka shumë për të dhënë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me të”, ka thënë Alex Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...