Van Bommel: Holanda mund ta fitojë Euron

dardanmiftari | Tuesday, June 05, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Holandës, Mark van Bommel, beson se ekipi i tij ka një shans të madh të fitojë kampionatin evropian, por pranon se ata do të duhet të eliminojnë konkurrentët si Gjermania dhe Spanja.

“Fuqishëm besoj se ne mund ta fitojmë kampionatin evropian. Gjermania është aty së bashku me favoritët si Spanja dhe ne”.

“Dhe më poshtë ju shihni vendet si Italia, Franca dhe Anglia. Mendoj se ky është një turne i shkëlqyeshëm dhe shpresoj me një përfundim të mirë për ne”, ka thënë Van Bommel.

Holanda e fillon kampanjën në Euro 2012 më nëntë qershor kundër Danimarkës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...