Zarate drejt Malagas?

Unknown | Thursday, June 14, 2012 | 0 Komente

Agjenti i sulmuesit të Lazios, Mauro Zarate, ka zbuluar se klienti i tij sipas gjasave do të veshë fanellën e Malagas sezonin e kaluar.
Zarate e kaloi sezonin e kaluar te Interi, që nuk duket se do ta bëjë të përhershëm transferimin e tij, por as nuk do të kthehet te Lazio pasi, sipas agjentit, drejtori sportiv Igli Tare nuk e dëshiron sulmuesin.

“E di se Malaga ka bërë një propozim jozyrtar të vlefshëm 12 milionë euro për Mauritio dhe mendoj se në fund të ditës ai do të përfundojë në Spanjë, veçanërisht pasi klubi andaluzian është ambicioz”.

“Aston Villa? Jo, ai nuk mund të shkojë atje. Ai nuk do të mbetet te Lazio, pasi është një person i cili nuk e dëshiron atë atje dhe ai është Tare”, ka thënë Jose Albert.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...