Zyrtare: Laudrup trajner i Swansea

Unknown | Friday, June 15, 2012 | 0 Komente

Swansea City ka konfirmuar se ka angazhuar danezin Michael Laudrup si menaxher të ri të skuadrës.
Laudrup, i cili në muajin shtator dha dorëheqje nga skuadra e La Ligës, Real Mallorca, zëvendëson trajnerin Brendan Rodgers, i cili së fundi kaloi te Liverpooli.

“Swansea City ka kënaqësinë të konfirmojë caktimin e Michael Laudrup si menaxher të ri të skuadrës. Kontrata është kompletuar sot në mesditë me një marrëveshje dyvjeçare”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit anglez.

Laudrup, 48-vjeçar, më herët ka punuar edhe me Brondby, Getafe dhe Spartak Moskën.

Ish-mesfushori i Barcleonës, Real Madridit, Juventusit dhe Ajaxit ka përfaqësuar Danimarkën 104 herë gjatë karrierës së tij dhe ka shënuar 37 gola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...