Zyrtare: Milani nuk do ta shesë Thiago Silvan
Milani ka bërë të ditur në faqen zyrtare se nuk do ta shesë Thiago Silvan gjatë kësaj vere.
Rossonerët kanë qenë në bisedime me Paris Saint-Germain për mbrojtësin brazilin, me Silvio Berlusconin i cili bëri aludimin më të madh se braziliani mund të shitet në rast të ndonjë super oferte.
“Presidenti i klubit, Silvio Berlusconi ka vendosur: Thiago Silva do të qëndrojë te Milani”, shkruan në komunikatën e klubit nga San Siro.
Në ndërkohë, edhe PSG në faqen zyrtare ka njoftuar se ka hequr dorë nga negociatat për transferimin e Thiago Silva.
Thiago Silva është transferuar te Milani në vitin 2009 për rreth 10 milionë euro dhe sot konsiderohet si një prej mbrojtësve më të mirë në botë, ndërsa çmimi i tij është hiç më pak se 70 milionë euro.
Category: Futboll
0 Komente