Alonso: Spanja nuk ka përfunduar me kaq

dardanmiftari | Wednesday, July 04, 2012 | 0 Komente

Xabi Alonso është i bindur se Spanja mund të vazhdojë të fitojë më shumë trofe në vitet ardhshme dhe beson se ekipi kombëtar ende është i ri në moshë.

“Ne kemi bërë histori pasi kemi arritur diçka të veçantë. Edhe e ardhmja duhet e ndritshme për Spanjën”.

“Vetëm tre prej lojtarëve tanë janë mbi 30 vjeç. Ne do të vazhdojmë të kemi një ekip të shkëlqyeshëm me pak ndryshime. Nuk do të jetë e lehtë ta ruajmë urinë më shumë, por ne tashmë kemi arritur ta bëjmë këtë”.

“Rrënjët e skuadrës kanë mbetur të njëjta gjatë disa viteve të kaluara. Ne kemi 11 lojtarë të cilët ishin në të tre turnetë dhe kjo tregon shumë. Gjërat shkojnë mirë pa pasur nevojë të bëjmë shumë ndryshime, dhe kjo është një avantazh i madh”, ka thënë Alonso për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...