Altintop do t’i bashkohet Galatasarayt
Mesfushori turk, Hamit Altintop, pritet të largohet nga Real Madridi në drejtim të Galatasarayt.
29-vjeçari nënshkroi për Los Blancos në fillim të sezonit të kaluar nga Bayern Munichu, mirëpo dështoi t’i linte përshtypje trajnerit Jose Mourinho.
Altintop e filloi karrierën profesioniste me Wattenscheid, ndërsa ka luajtur edhe për Schalken para se t’i bashkohej Bayernit në vitin 2007.
Category: Futboll
0 Komente