Bin Hamam fiton apelin

dardanmiftari | Thursday, July 19, 2012 | 0 Komente

Ish-kandidati për president i FIFA-s, Mohamed bin Hamam, ka fituar apelin kundër një ndalese të përjetshme nga aktivitetet që ndërlidhen me futbollin.

Por, Gjykata e Arbitrazhit për Sport, duke e shpallur verdiktin, tha se nuk është plotësisht e bindur se Bin Hamam është i pafajshëm në lidhje me akuzat për korrupsion.

Gjykata tha se faktet e ofruara nuk janë të mjaftueshme për ta lënë në fuqi ndalesën.

Bin Hamam, 63-vjeçar nga Katari, është akuzuar se iu ka ofruar 40 mijë dollarë ryshfet zyrtarëve në Trinidad dhe Tobago gjatë një vizite në ishujt e Karaibeve në vitin 2011. Dyshimet u shpërfaqën në kohën kur Bin Hamam garonte për kreun e FIFA-s.

Bin Hamam ende përballet me akuzat për ryshfet dhe keqmenaxhim financiar nga Konfederata Aziatike e Futbollit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...