Britania ngrit zërin që Kosova të jetë shtet olimpik

dardanmiftari | Monday, July 30, 2012 | 0 Komente

Kosova shumë shpejt mund të përfaqësohet nën flamurin shtetëror në të gjitha sportet, pasi zyrtarët e lartë shtetëror britanikë, kanë bërë presion të jashtëzakonshëm gjatë ditës që të bindin Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që të lejojë pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike, Brazili 2016.

London Evening Standard raporton se paraqitja e Majlindës me pasaportën e Shqipërisë ka rënë në syrin e të gjithëve të dielën, ndërsa kjo çështje nuk ka mbetur pa u prekur nga zyrtarët e lartë britanikë.

“Majlinda luftoi shumë për të garuar nën flamurin shtetëror të Kosovës. Është vërtet mëkat që ajo nuk është lejuar që të parakalojë me flamurin e saj në duar”

“Unë besoj se Majlinda dhe sportistët tjerë kosovarë do të marrin pjesë nën flamurin e Kosovës në Lojërat Olimpike, Brazili 2016”, ka thënë ministri britanik për Evropën, David Lidingston.

Më tej Lidingston shtoi se Britania do të punojë fuqishëm për të realizuar ëndrrën e sportistëve kosovarë, pasi është një rini e fuqishme që ka nevojë për përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar, në mënyrë që të pranohet në skenën globale.

Majlinda Kelmendi, e cila është një prej top xhudisteve botërore nuk arriti më shumë se 1/8-ën e finales në Lojërat Olimpike, Londra 2012, ku ajo mori pjesë nën flamurin tonë kombëtar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...