Carvalho e Gago pranë largimit nga Reali
Ricardo Carvalho dhe Fernando Gago besohet të jenë pranë largimit nga Real Madridi, pasi munguan në seancën stërvitore të të hënës.
Dy lojtarët nuk janë pjesë e planeve të Jose Mourinhos për sezonin e ri, prandaj u është dhënë leja që të diskutojnë të ardhmen me klubet e interesuara.
Portugezi Carvalho iu bashkua Mbretërve në vitin 2010, pasi kishte punuar më herët me Mouronhon te Porto dhe Chelsea, mirëpo sezoni 2011/2012 ishte frustues për shkak të lëndimeve.
Argjentinasi Gago, nga ana tjetër, është kthyer në Santiago Bernabeu, pasi ishte i huazuar te Roma.
Category: Futboll
0 Komente