Casillas: Respektoj Barçën dhe Guardiolën

dardanmiftari | Saturday, July 14, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se ai respekton Pep Guardiolën dhe Barcelonën, por është i interesuar vetëm në Real Madridin dhe sukseset e të ardhmes.

“Unë respektoj Barcelonën dhe atë që Guardiola bën, por ajo që më intereson është Real Madridi dhe trofetë që dua t’i fitoj më ketë klub. Ne do ta fillojmë sezonin në mënyrë të mirë, duke u përballur me Valencian, një ekip që luan shumë mirë dhe që gjithmonë i bën gjërat të vështira. Synimi ynë është të vazhdojmë të fitojmë tituj”.

“Unë dua të fitoj katër tituj me Real Madridin: Superkupën, La Ligën, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve. Qartë që suksesi në Ligën e Kampionëve do të ishte i veçantë për Real Madridin, pasi do të ishte trofeu i dhjetë. Sezonin e kaluar ishim pranë, sivjet duam ta fitojmë”, ka thënë Casillas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...