Casillas rrezikon relacionet me Mourinhon

dardanmiftari | Sunday, July 15, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas, është duke i rrezikuar relacionet e tij me trajnerin Jose Mourinho, pas deklaratave të fundit ku lavdoi Barcelonën dhe shprehu respekt për Pep Guardiolën.

Casillas kishte deklaruar ditë më parë se ai respekton shumë Pep Guardiolën dhe sukseset e tij me Barcelonën, ndërsa kjo deklaratë nuk është pritur mirë në qarqet ultras të Real Madridit, por jo vetëm këtu.

Mediat spanjolle besojnë se Casillas është duke i rrezikuar relacionet e tij me Jose Mourinhon, pasi tashmë dihet qëndrimi i portugezit ndaj klubit katalanas. Ai edhe kishte ndikuar te lojtarët që të mos lëvdonin Barcelonën, por kjo nuk ka ndodhur me kapitenin, i cili sipas mediave spanjolle mund të ketë probleme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...