Coentrao: Do të kthehem te Benfica

dardanmiftari | Monday, July 16, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Coentrao, ka shfaqur dashurinë për ish-klubin e tij, Benfica, duke premtuar një kthim atje para se ta përfundojë karrierën.

Portugezi u largua nga Benfica para një viti për 30 milionë euro dhe nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare me klubin nga Santiago Bernabeu.

“Benfica është klubi që e dua, klubi i zemrës time”.

“Do të kthehem derisa jam akoma i freskët, jo vetëm atëherë kur të jem duke e përfunduar karrierën”, ka thënë Coentrao për O Jogo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...