Cruyff: Rijkaardi duhet ta drejtojë Holandën

dardanmiftari | Sunday, July 01, 2012 | 0 Komente

Legjenda holandeze, Johan Cruyff, dëshiron që përzgjedhësi i Arabisë Saudite, Frank Rijkaard, ta marrë postin e trajnerit të Holandës.

Pas zhgënjimit në Euro 2012, Bert van Marwijk dha dorëheqje, ndërsa Cruyff mendon se ish-trajneri i Barcelonës është njeriu i duhur për ta udhëhequr kombëtaren.

"Rijkaard ka dëshmuar se guxon të marrë vendime radikale kur është nevoja”.

“Ekipi holandez duhet të fillojë sërish me një staf të ri dhe ndryshime në skuadër. Sa i përket kësaj të fundit: duhet të jetë një kombinim i lojtarëve aktualë dhe talenteve të rinj”.

“Ky proces kërkon shumë punë nga dikush i mësuar me këtë nivel, duke përfshirë edhe disa vendime të dhimbshme. Duhet të vlerësohesh si trajner dhe të kesh respekt”.

“Prandaj nuk kam menduar shumë rreth kësaj, Rijkaard është emri i parë që më bie në mend. Ai do të ishte zgjedhje e mirë”, ka thënë Cruyff në një intervistë me Voetbal International.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...