Di Matteo: Të jemi 25 pikë mbi Cityn

dardanmiftari | Saturday, July 21, 2012 | 0 Komente

Bosi i Chelseat, Roberto Di Matteo, dëshiron që ekipi i tij të krijojë një diferencë prej 25 pikësh me Manchester Cityn sezonin e ardhshëm në Ligën Premier.

“City ka bërë atë që ne bëmë në vitin 2004 – eksplodoi në skenë, nënshkroi me shumë lojtarë dhe tentoi të krijojë një ekip të fortë. Sfida jonë është që të bëjmë 25 pikë më shumë se ata edhe pse do të jetë e vështirë. Ne duhet të jemi më të qëndrueshëm”.

“Puna ime është që të motivoj lojtarët dhe të gjej ekipin e duhur për secilën ndeshje të kampionatit”, ka thënë Di Matteo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...