El Shaarawy: Milani ka ekip të mirë

dardanmiftari | Monday, July 23, 2012 | 0 Komente

Stephan El Shaarawy thotë se Milani ka të ardhme, pavarësisht pastrimit të fundit masiv.

Tinejxheri mbrëmë shënoi gol në turneun Trofeo TIM, edhe pse Rossonerët humbën ndeshjet kundër Interit dhe Juventusit.

“Ky mund të jetë futboll veror, por është gjithmonë kënaqësi të shënosh kundër Interit. Pavarësisht disfatës, ne do të kthehemi në rrugë të duhur dhe jemi të bindur se kemi një ekip të mirë”, ka thënë El Shaarawy për MilanNews.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...