Essien i vendosur për të ardhme me Chelsean

dardanmiftari | Sunday, July 29, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Chelseat, Michael Essien, është i vendosur që ta rikthejë formën në sezonin e ri.

Mësohet se klubi nga Stamford Bridge është duke shqyrtuar ofertat për ganezin, i cili ka pasur probleme me lëndime, në mënyrë që të reduktojë shpenzimet e pagës së tij. Por, lojtari dëshiron të qëndrojë te Blutë dhe të përpiqet të zë vend në formacionin bazë.

“Qëllimi im është të qëndroj dhe po përgatitem për një sezon të ri. Kam edhe dy vite të tjera këtu. Jam ende këtu, jam akoma këtu rrotull”.

“Ndjej që po kthehem ai që kam qenë. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por jam thuajse aty”, citon Telegraph fjalët e Essien.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...