Fabregas: Kritikët nuk e kuptojnë futbollin
Mesfushori i Spanjës, Cesc Fabregas, ka hedhur poshtë kritikat e ekspertëve të futbollit, të cilët mendonin se Stuhia e Kuqe aplikonte futboll të bezdisshëm në Euro 2012.
“Nëse dikush do të më kishte thënë më parë se do të fitonim 4-0, atëherë nuk do të kisha besuar. Ndeshja mbaroi kur ata luajtën me një lojtar më pak. Kjo është aritje e madhe, histori”.
“A jemi të bezdisshëm? Njerëzit të cilët mendojnë këtë, nuk mendoj se e kuptojnë futbollin”, është shprehur Cesc.
Category: Euro 2012
0 Komente