Fati i Terryt vendoset të premtën

dardanmiftari | Thursday, July 12, 2012 | 0 Komente

Seanca gjyqësore vendimtare për fatin e John Terryt pritet të mbahet të premtën, nën akuzën për abuzim racor ndaj mbrojtësit të QPR-së, Anton Ferdinand.

Kapiteni i Chelseat akuzohet se e ka abuzuar në mënyrë raciste futbollistin e QPR-së gjatë një ndeshje të zhvilluar në Loftus Road në tetor të vitit të kaluar, pohime këto që Terry i hedh poshtë.

Deri tani janë zhvilluar disa seanca gjyqësore të tensionuara, ku të dyja palët kanë ofruar faktet e tyre, sa bindëse aq dhe kontradiktore.

Verdikti mbi atë se nëse Terry do të dënohet apo jo, pritet të merret të premtën në ora 15:00.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...